Sport

“Ishte ndeshja e revanshit”, Edi Martini: Do luftojmë deri në fund për katërshen, këtë fitore do e ndërroja me kualifikimin në Kupë

ishte ndeshja e revanshit edi martini do luftojme deri ne fund per katershen kete fitore do e nderroja me kualifikimin ne kupe
ishte ndeshja e revanshit edi martini do luftojme deri ne fund per katershen kete fitore do e nderroja me kualifikimin ne kupe

TIRANE

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas triumfit 1-2 që skuadra e tij arriti në transfetë ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë për “MCN”, tekniku shkodran ndër të tjera deklaroi se ka peng atë eliminimin në Kupa nga Tirana. Ai gjithashtu deklaroi se këtë sukses do e ndërronte me kualifikimin në Kupë.

“Ishte ndeshja e revanshit. Nuk e harroj eliminimin nga Kupa, pavarësisht pikëve që na duheshin, ekipi ishte i karikuar, luajti mirë, presuam Tiranën. Në Elbasan për Kupë luajtëm më mirë. Nuk jam i kënaqur me mënyrën si shkoi ndeshja.

Ishim më të kujdesshëm në fundin e lojës, kisha frikë me thënë të drejtën, u tërhoqëm shumë mbrapa. Duhet të shënonim edhe golin e tretë, mundësitë ishin, duhet të ishim më të qetë dhe të mbyllnim gjithçka.

E çuam ndeshjen aty ku donim për sa i përket përgatitjes, e çuam te topat e gjatë, çdo veprim të tyre e kishim parashikuar. Beqja kishte disa kohë që nuk luante, vinte nga dëmtimi. Kishte momente që edhe mund të shënonte. Na shkoi mirë, falë përkujdesit të djemve dhe mënyrë strikte që luajtën.

Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të prapambetur me Dinamon, ajo do e ndajë rrugën jemi për katërshe apo për të luftuar për poshtë. Në këtë kampionat, me 1-2 fitore shkon lartë. Do ta kërkojmë katërshen, do të luajmë deri në sekondën e fundit, ishalla kemi dhe pak fat.

Kupa më ka dhembur shumë. Do të ishim me Kukësin në gjysmëfinale, mund të fitonim Kupën. Këtë fitore do e ndërroja me kualifikimin e Kupës 100 %. Tani si ka ardhur kampionati nuk janë më gjërat në dorën tonë, varemi nga rezultatet e kundërshtarëve.

Kemi lënë shumë pikë rrugës. Unë kisha një besim të jashtëzakonshëm për këtë ndeshje. Kishim një lloj bindje që do të fitonim. Jemi në rrugën e duhur, jemi vonë me rezultatet, por do të tentojmë deri në fund. Ndeshja nesër mes Dinamos dhe Skënderbeut do t’i ketë të 3 rezultatet do ta shikoj këtë duel dhe do të marrim masat e duhura”, u shpreh Martini.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts