Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan, ndodhet në një stituatë jo të favorshme pas publikimit të të dhënave paraprake të zgjedhjeve lokale.
Një rezultat i dobët me të cilin po përballet në bashkitë më të mëdha të vendit, vijnë vetëm një vit pas zgjedhjes së tij për mandatin e tretë si president i vendit.
Humbja e Stambollit dhe dy bashkive të tjera të mëdha të vendit, Ankarasë dhe Izmirit, por mbi të gjitha rënia e madhe elektorale e partisë AKP, tregojnë se presidenti Erdogan tani nuk është “i paprekshëm”.
Ai tani ka përballë një kundërshtar shumë të fortë, Ekrem Imamoglu, i cili edhe pse opozita turke është në një situatë të vështirë dhe është e copëzuar, arriti t’i japë për të dytën herë Erdoganit një goditje personale politike duke fituar Bashkinë e Stambollit.
Në një betejë, të cilën Erdogan zgjodhi ta luftojë vetë si kreu i partisë së tij, duke dashur të nënvizojë rëndësinë e betejës së Stambollit për përparimin e vendit nën udhëheqjen e tij.
Rezultatet tani minojnë imazhin politik të Erdoganit dhe paraqesin sfida serioze për të në hapat e ardhshëm, që janë rishikimi i Kushtetutës dhe ndoshta zgjedhjet e parakohshme për të kërkuar një mandat tjetër pas vitit 2028.
Me faktet e reja, të konsoliduara në skenën politike të Turqisë, Erdogan vështirë se do të mund të fitojë një referendum për ndryshimin e Kushtetutës dhe do të duhet të kërkojë aleanca të reja me partitë dhe forcat e hapësirës konservatore nacionaliste dhe islamike, për të fituar.
Kjo ka të ngjarë ta çojë atë në një vazhdimësi të politikave aktuale në vend dhe një politikë të jashtme më agresive, megjithëse siç rezulton, “thembra e tij e Akilit” ishte ekonomia, pasi ai nënvlerësoi pasojat e inflacionit të lartë në popull.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co