“1 Prilli, dita e një kryeministri që gënjen të rinjtë e vendit të tij!”, Erisa Xhixho: Ja tre mashtrimet e kryeministrit Edi Rama

1 prilli dita e nje kryeministri qe genjen te rinjte e vendit te tij erisa xhixho ja tre mashtrimet e kryeministrit edi rama
1 prilli dita e nje kryeministri qe genjen te rinjte e vendit te tij erisa xhixho ja tre mashtrimet e kryeministrit edi rama

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka renditur tre gënjeshtrat sipas saj që kryeministri Edi Rama ka thënë që pas ardhjes në pushtet në 2013.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo tha se Edi Ram premtoi buxhet sa 5% e PPB për arsimin, fuqizimin e arsimit profesional dhe harmonizimin me tregun e punës dhe mbështetjen me bursë për të gjithë studentët e degëve që rrezikojnë mbylljen.

Postimi i plotë:
Tre gënjeshtrat e kryeministrit :
Në vitin 2013, Kryeministri premtoi buxhet sa 5% e PPB për arsimin. Gënjeu! Në mandatin e tij të tretë, buxheti për arsimin është vetëm 2,29% PPB. Shkollat po mbyllen, universitetet po braktisen, sepse të rinjtë e pashpresë të këtij vendi po emigrojnë masivisht.
Në vitin 2016, Kryeministri premtoi fuqizimin e arsimit profesional dhe harmonizimin me tregun e punës, duke pretenduar se kishte punë, por nuk kishte profesionistë. Gënjeu! Arsimi profesional nuk u mbështet nga qeveria,që i jep vetëm 0,14% të PBB, sot tregu i punës vuan për profesionistë dhe kryeministri sheh të vetmen mundësi detyrimin e biznesit me ligj për të financuar formimin e profesionistëve.
Në vitin 2023, me VKM kryeministri firmosi mbështetjen me bursë për të gjithë studentët e degëve që rrezikojnë mbylljen. Gënjeu! Paga minimale 400 mije lek që u premtua për të gjithë studentët e degëve prioritare u anulua menjëherë pasi u mbyllën regjistrimet. Më shumë se 1200 studentë u mashtruan sepse qeveria shkeli me të dy këmbët vendimin që mori vetë.
Ndaj 1 prilli është dita e një kryeministri që gënjen të rinjtë e vendit të tij! Është dita e një qeverie që shkatërron pasuritë e vendit për t’i ndarë përfitimet me oligarkët dhe klientet e saj, sepse e ardhmja nuk i intereson!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →