Napoli po mbyll një sezon të dështuar në çdo aspekt, ndërsa drejtuesit e klubit po përgatiten për një revolucion të plotë. Pas drejtorit sportiv, tema kryesore është emri i trajnerit të ri. Kohet e fundit po lakohet gjithnjë e më shumë emri i Antonio Conte-s. Sipas La Gazzetta dello Sport, nëse Conte zbarkon në Napoli, tekniku “azzurr” nuk do të vijë vetëm, pasi atë pritet ta ndjekin edhe dy lojtarë.
Romelu Lukaku pritet të kthehet te Chelsea në fund të këtij sezoni, pasi i mbaron huazimi, por belgu nuk pritet të qëndrojë gjatë në Londër, pasi blutë ia kanë bërë të qartë prej kohësh që nuk bën pjesë në planet e klubit. As Roma nuk pritet të mbajë më Lukakun duke bërë që belgu të kthehet në një opsionin për Napolin, për të zëvendësuar Osimhen i cili pritet të largohet. Me Conten në krye të Napolit, Lukaku do të pranonte me kënaqësi një ftesë nga De Laurentiis.
Jo vetëm Lukaku, sipas mediave italiane, edhe Dejan Kulusevski mund të jetë një opsion për Napolin për të përforcuar repartin ofensivë, edhe në këtë pikë diferencën mund ta bëjë Antonio Conte pasi të dy kanë punuar së bashku. Tekniku italian duket karta më e fortë që De Lurentiis mund të ketë në dorë në një vit kur do të jenë jashtë Evropë, për këtë arsye bosi i Napolit është i gatshëm t’i plotësojë Contes çdo kërkesë ekonomike.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co