Në një intervistë të dhënë disa ditë para ndeshjes kundër Manchester Cityt, sulmuesi brazilian i Real Madridit, Rodrygo foli për zgjedhjen e tij për të mos u transferuar te Liverpool disa vite më parë.
“Ne nuk e përfunduam marrëveshjen sepse nuk e desha. Doja të qëndroja në Santos në atë moment, edhe nëse oferta do të ishte shumë e mirë dhe rruga që më kishin propozuar do të kishte qenë gjithashtu shumë pozitive për karrierën time.
Ishte gjithmonë ëndrra ime të luaja në Evropë dhe gjithçka po shkonte shumë mirë, por dëshira ime për të qëndruar në Brazil ishte më e fortë se gjithçka. Doja të qëndroja te Santos dhe të bëja histori në klub. Por është e vërtetë, për pak kam nënshkruar me Liverpool-in” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co