TIRANE
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi se lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, nuk ka asnjë pengesë nga mazhoranca për zbatimin e tij. Teksa lexoi vendimin e Kushtetueses, Çuçi tha se sot gjendemi para një konflikti arsyetimi kushtetues dhe se çështja është procedurale.
“Duke qenë se sot kemi një vakum për t’u shprehur për kërkesën e 1/10 së deputetëve t’ia çojmë seancës për t’u shprehur”, -deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co