PSG ka si objektiv suksesin në Champions League, në kompeticionin e lavdishëm. Të mërkurën në Paris është në program takimi ndaj Barcelonës dhe për një rezultat pozitiv duhet ndihma e tifozëve. Kështu, tifozëria e PSG ka bërë një thirrje për të gjithë që të jenë prezent në Parc des Princes (Paris).
“Të mërkurën skuadra jonë përballet me Barcelonën. Për ne, ndeshja nisi menjëherë pas ndeshjes kundër Clermont. Roli ynë do të jetë vendimtar dhe kërkojmë të gjithë të bashkohen. Le të bashkohemi dhe të mbështesim ekipin tonë. Le të shkojmë herët në stadium dhe t’i bëjmë kundërshtarët tanë të dridhen sapo të dalin në fushë për ngrohje. Kjo skuadër që ka mentalitetin e një luftëtari, duhet të ndiejë mbështetjen e një kombi të tërë. Ajo Barcelona e poshtër, aq shpesh e favorizuar nga arbitrat, duhet të ndjejë se është në më shumë se një territor armiqësor.”
Menaxherë, lojtarë, staf, tifozë dhe ultras, të gjithë së bashku për klubin tonë: Paris Saint-Germain. Në Parc des Princes tonë legjendar, le të jemi të pamëshirshëm për ta arritur këtë: Të jemi të pamposhtur së bashku”, – shkruajnë tifozët.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co