Forumi i parë zvicerano-shqiptar, mbi 200 biznesmenë nga Zvicra dhe Ballkani do të mblidhen në Gjenevë 

forumi i pare zvicerano shqiptar mbi 200 biznesmene nga zvicra dhe ballkani do te mblidhen ne gjeneve
forumi i pare zvicerano shqiptar mbi 200 biznesmene nga zvicra dhe ballkani do te mblidhen ne gjeneve

Në Gjenevë me 19 prill të këtij viti do mbahet Forumi i pare zvicerano-shqiptar, ku në fokus do të jenë financat, pronat e patundshme dhe investimet ne Zvicër dhe Ballkan.

Qëllimi i këtij takimi është intensifikimi i bashkëpunimit të kompanive dhe biznesmenëve zvicerano-shqiptarë të sektorëve të larmishëm të financave.

Specialistë të financave do të prezantojnë zgjidhjet e tyre inovative dhe do të ndajnë përvojat e tyre në një takim që pritet të mbledhë rreth 300 pjesëmarrës, përfaqësues të biznesit nga gjitha kantonet e Zvicrës, nga Shqipëria, Kosova dhe rajone tjera nga Ballkani.

Organizatorët kanë njoftuar se qëllimi i këtij takimi do jetë të afrojë biznesmenët me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit mes biznesmenëve në Zvicër dhe atyre nga Ballkani në një sërë sektorësh në Zvicër, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.

Kjo ngjarje do të promovojë për herë të parë figura të njohura më me ndikim në sektorin e patundshmërive, investimeve dhe financave.

Forumi nis sesionin punimeve me 19.04.2024, nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në adresën: 8 OAK & Centre de lEspérance, Genève (CH) në Gjenevë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →