![Lëvizte me automjet të vjedhur në Itali, nisin hetimet për 38-vjeçarin nga Shkodra 2 levizte me automjet te vjedhur ne itali nisin hetimet per 38 vjecarin nga shkodra](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/levizte-me-automjet-te-vjedhur-ne-itali-nisin-hetimet-per-38-vjecarin-nga-shkodra.jpg)
Kanë nisur hetimet në lidhje me një 38-vjeçar nga Shkodra.
Ky person tentoi të largohej nga vendi, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali.
Njoftimi:
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co