Shqiperia

Komisioni i Ligjeve/ Balla prezanton ligjin për adresat: Synojmë të jemi vendi me sistemin më të mirë. Adresari online…

komisioni i ligjeve balla prezanton ligjin per adresat synojme te jemi vendi me sistemin me te mire adresari online
komisioni i ligjeve balla prezanton ligjin per adresat synojme te jemi vendi me sistemin me te mire adresari online

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi sot para Komisionit të Ligjeve ligjin për sistemin e adresave dhe ndërtesave në të gjithë vendin.

Ai foli para anëtarëve të komisionit se po punohet me kompaninë google për të pasur një kod unik për google maps.

“Çdo banesë e ndërtesë, biznes e njësi do ketë një kod unik identifikues i papërsëritshëm.

Kjo do të zgjidhë përfundimisht problemet me ofrimin e shërbimeve tek qytetarët. Mundëson mbërritjen më lehtë në adresë.

Kjo ndihmon edhe turistët. Projektligji, duke pajisur me këtë kod unik çdo apartament, ndihmon edhe Air BNB. Adresari.mv.gov.al do të jetë i gatshëm në javët e muajt në vijim, është duke u pasuruar momentalisht.

[embedded content]

Ftoj qytetarët të frekuentojnë adresarin online dhe të përfitojnë nga shërbimet që ofrohen.

Nëse kemi qenë një nga vendet më problematike në sistemin e adresave, sot pretendojmë të jemi vendi me sistemin më të mirë.

Është një arritje e rëndësishme edhe që synohet të përmirësohet shërbimi postar”, tha Balla.

Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se do të ketë masa administrative për të gjithë ata që nuk do të deklarojnë adresat, përfshirë këtu edhe bizneset.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts