Sport

Arsenal kërkon të “vras” frikën, Bayern Munich një makth për “topçinjtë”

arsenal kerkon te vras friken bayern munich nje makth per topcinjte

Arsenal-Bayern Munich është një sfidë totale mes dy ekipet që luajnë një futboll të hapur, por që në këtë fazë të Champions League vijnë në pozita të ndryshme. “Topçinjtë” janë rikthyer në nivele të larta, është këtë sezon synojnë titullin në Premier League, ku po konkurrojnë fort me Liverpool dhe Man.City, për momentin ndodhen në krye.

Ddd
Ddd

I ndryshëm është diskutimi në shtëpinë e Bayern, dukshëm të mbërthyer nga një krizë e fortë, 16 pikë larg vendit të parë janë një diferencë e frikshme, e papranueshme. Nuk kanë qenë brilant as në Champions, me Lazio-n që i vendosi në vështirësi, por Arsenal është një “pre” e preferuar për bavarezët. Në tre sfidat e fundit ndërmjet tyre i kanë shënuar plot 15 gola, nga 5 gola për ndeshjes.

Harry Kane Bayern
Harry Kane Bayern

Tuchel dhe tifozët e Bayern kapen fort pas Harry Kane, nga të vetmet gjëra pozitive që i kanë ndodhur Bayern-it këtë sezon. Kapiteni i “tre luanëve” rikthehet në shtëpinë e tij, rikthehet në Angli, këtë herë për të sfiduar Arsenal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts