Justin Bieber dhe Hailey duket se po kalojnë një periudhë të vështirë në martesën e tyre pesëvjeçare, por ata nuk kanë bërë kërkesë për divorc, thotë një burim ekskluzivisht për “The Sun US”.
Thashethemet se çifti po shkon drejt një ndarjeje kanë qarkulluar prej muajsh, madje thuhet se ata po jetojnë të ndarë. Një burim i brendshëm pranë çiftit pohon edhe se Justin dhe Hailey “nuk po ndahen, por ata kanë kaluar një periudhë të vështirë”.
Çifti, i cili u martua në shtator 2018, po mendon të kalojë një periudhë në distancë.
“Divorci nuk është një opsion për ta, pasi bie ndesh me besimet e tyre fetare. Ata po punojnë për ta mbajtur gjallë martesën. Askush nuk është shpërngulur, por herë pas here ata po kalojnë kohë të ndarë duke qëndruar me familjen dhe miqtë”.
Mendohet se kjo është një periudhë kalimtare, sepse “ndonjëherë hapësira mund të jetë një gjë e mirë dhe duket se po funksionon për ta në momentin kur i kuptojnë problemet që kanë.”
Që nga festa e Halloween-it vitin e kaluar, kur të dy e kaluan të ndarë, fansat nisën dyshimet se diçka mes tyre nuk po shkonte, ndërsa burime të tjera janë të bindura se, për momentin, ata po kalojnë jo pak telashe.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co