Elizabeth Gutiérrez konfirmon për revistën ‘HOLA!’ ndarjen me William Levy-n, duke shkaktuar bujë mediatike sa hap e mbyll sytë.
Aktorja 45-vjeçare meksikane dhe aktori 43-vjeçar kuban kanë qenë nën vëzhgimin e medias që nga fillimi i vitit, prej aludimeve që po qarkullonin në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Unë kam luftuar gjithmonë për marrëdhënien time, – tha duke shtuar mandej se gjatë 20 vjetëve bashkë, ajo ka luftuar për mbarëvajtjen e lidhjes, por gjërat nuk shkuan siç priste, ndaj vendosën të ndaheshin.
“E doja William dhe nuk është sekret që ai ishte dashuria e jetës sime. Jetuam shumë gjatë 20 vjetëve që ishim bashkë. Nga ana ime nuk ka qenë prej mungesës së dashurisë, thjesht nuk jam më e njëjta vajzë që ai njohu 20 vjet më parë. Në këtë çast duam gjëra të ndryshme. Unë i uroj gjithë të mirat pavarësisht se është me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur”- ka thënë aktorja.
Pas kësaj interviste, William Levy ka postuar në ‘Instagram’ një fotografi ku shkruan: Është çështje kohe. Nuk kuptohet qartë çfarë ka dashur të thotë aktori në fjalë, por fansat mendojnë se po përgatitet të japë versionin e tij të historisë.
Kujtojmë se çifti ka dy fëmijë, djalin 18-vjeçar Christopher dhe vajzën 14-vjeçare Kailey. Sipas aktores fëmijët janë të rritur dhe ky vendim nuk i ka vënë në vështirësi, pasi William është një baba i mrekullueshëm.
Nuk është hera e parë që diskutohet për një ndarje mes Levy dhe Gutiérrez, por këtë herë duket se është pa kthim.
Sipas mediave, kohët e fundit ka pasur edhe raportime në polici nga shtëpia e çiftit në Miami për abuzim fizik, por nuk dihet ende me saktësi si janë zhvilluar ngjarjet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co