Shantazhi është një akt shtrëngimi duke përdorur kërcënimin e zbulimit ose publikimit të informacionit në thelb të vërtetë ose të rremë për një person ose njerëz, përveç nëse përmbushen disa kërkesa. Shpesh është informacion i dëmshëm dhe mund t’u zbulohet anëtarëve të familjes ose bashkëpunëtorëve dhe jo publikut të gjerë. Zakonisht kryhet për përfitime personale, më së shpeshti për pozitë, para ose pronë.
Shantazhi u diskutua si temë dhe në Vila24 me moderatoren Anila Çela.Regjisori Edmond Prifti tregoi dhe peripecitë që ka kaluar dhe po kalon pasi i hakeruan facebook-un.
“Më erdhi në fillim në qershor një paralajmërin në email që adresa ime e facebook-ut po më hakerohej por nuk e pashë dot në kohë.
Më pas adresa u hakerua, vajta te drejtoria e krimit kinebertik të cilët u munduan por se kthyem dot, në shtator vajta në prokurori ku prokurori më tha që nuk kuptoj asgjë nga këto. Më pas u zbulua që ishte sulmuar nga hakera në “Dark Web” të cilët si e thatë dhe ju e kthyen në faqe erotike”- tha regjisori .
Gjatë bisedës gazetarja e kronikës Aida Topalli tregoi sesi paraqitet situata në Shqipëri.
“Në vitin 2023 kemi 43.2 % më shumë raste shantazhi krahasuar me vitin 2022, gjithashtu dhe përndjekja është rritur me 23.3% më shumë pavarësisht se është shtuar puna e policisë sërish kemi shtim rastesh. Nuk ka burime njerëzore në polici për të përballuar këtë fluks lajmesh”- shtoi Topalli për News24.
(BalkanWeb/News24)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co