Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Marbella të Spanjës. Një 33-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë rreth orës 21:40 të kësaj të shtune, pasi ka marrë të paktën katër ose pesë plagë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, në afërsi të qytetit kufitar të Estepona, sipas burimeve policore. I plagosuri, shtetas shqiptar, është dërguar në spital pasi shërbimet shëndetësore 112 kanë shkuar në zonën e të shtënave, ndërkohë që policia ka marrë përsipër hetimet. Sipas të njëjtave burime janë dëgjuar gjysmë duzinë shpërthimesh.
Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol. Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën. Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co