Dy të rinj përfunduan në prangat e Policisë së Shkodrës pasi u kapën me lëndë narkotike si dhe një sasi municioni luftarak. Arrestimet u kryen në kuadër të operacioni kombëtar “Tempulli 2”. Forcat e rendit kanë prangosur shtetasit, Xhordan Cafi dhe Franc Marku.
Njoftimi:
Shkodër/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”. U kapën në flagrancë në Shirokë, me doza kokaine të gatshme për shitje, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dozat e kokainës, 1 peshore elektronike, 1 automjet, 2 celularë dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e njërit prej të arrestuarve.
Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. C., 22 vjeç dhe F. M., 22 vjeç.
Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Xh. C. dhe pasagjer shtetasin F. M. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre 2 shtetasve, janë gjetur doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike për ndarjen e kokainës në doza.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. C., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me sasinë e kokainës, peshoren elektronike dhe automjetin me të cilin u kapën në flagrancë 2 të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co