Lajm i trishtë vjen nga Italia. Futbollisti 26-vjeçar Matia Xhiani ka ndërruar jetë në spital pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes kundër Lanciotto Campi, e vlefshme për kampionatin Eccellenza Toskana. Ai u transportua në spitalin e Firences në gjendje shumë të rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.
26-vjeçari u rrit në nivelin e të rinjve mes Empolit dhe Pizës dhe ka luajtur për Kastelfiorentino që nga korriku i vitit 2022, kur iu bashkua atij ekipi nga Ponsako. Vëllai i tij Elia është gjithashtu një futbollist dhe luan në Serinë C, për Fiorenzuola.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co