Abuzoi me detyrën? Prokuroria Speciale e Kosovës interviston ministren e Industrisë

abuzoi me detyren prokuroria speciale e kosoves interviston ministren e industrise
abuzoi me detyren prokuroria speciale e kosoves interviston ministren e industrise

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të hënën se ka thirrur për intervistim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, e cila dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore. Megjithatë, Prokuroria tha Hajdari e ka mbrojtur veten në heshtje në paraqitjen e saj si e pandehur para prokurorëve.

“Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, tha Prokuroria. Verën e kaluar u arrestuan tre persona, dy prej të cilëve pjesëtarë të Ministrisë së Hajdarit, si të dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Në atë kohë, Prokuroria kishte bastisur edhe zyrtarët e MINT-it dhe kishte konfiskuar prova materiale në lidhje me dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore. Hajdari kishte thënë asokohe se dokumentet e konfiskuara si prova në Ministri ishin të klasifikuara si sekrete shtetërore dhe i kishte hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje.

Bastisjet dhe arrestimet në MINT ndodhën pas publikimeve të disa audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku zyrtarët e kësaj ministrie pretendojnë se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk mbërriti kurrë. Sipas audio-incizimeve e njëjta gjë ka ndodhur edhe me rezervat e grurit.

Sipas Ligjit për rezervat shtetërore, rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile dhe shumë raste tjera të ngjashme.

Rezervat shtetërore të mallrave sigurohen në bazë të Planit strategjik afatmesëm, kurse administrohen nga Departamenti i rezervave shtetërore të mallrave, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë. Rezervat shtetërore konsiderohen sekret shtetëror./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →