Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Veronës në shtëpi, në ndeshjen e Serie A. U duk sikur bergamaskët vendosën ndeshjen në “shinat e duhura” duke realizuar dy gola në pjesën e parë, por nuk rezultoi kështu.
Golat e Scammacas dhe Ederson dërguan ekipin e Gasperinit në avantazhin e dyfishtë në dhomat e zhveshjes, ndërsa në fraksionit e dytë, miqtë nga Verona treguan se nuk kishin ardhur thjeshtë për shëtitje në “Gewis Stadium”. Verona u fut në lojë me golin e Lazovic, përpara se Noslin të vendoste ekuilibrat.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co