Bursa historike në kryeqytetin danez Kopenhagë është përfshirë nga flakët. ”Maja e kullës së ndërtesës u shemb ndërsa disa rrugë dhe zona përreth ndërtesës u izoluan prej autoriteteve”, theksoi policia e qytetit.
Nga ndërtesa shihej tym i dendur dhe flakë të forta.
Policia e Kopenhagës ka thënë se zona do të qëndrojë e rrethuar për disa kohë.
Shkaku i zjarrit fillimisht ishte i paqartë.
#Børsen lige nu 😢 #dkpol #dkmedier pic.twitter.com/V7d9cj8b95
— Niels Peder Ravn (@npravn) April 16, 2024
Ndërtesa u përfundua në 1625 dhe është një nga më të vjetrat në Kopenhagë.
Objekti është aktualisht në rinovim dhe është i mbuluar me skela.
Rinovimi kishte për qëllim korrigjimin e ndërhyrjeve të mëparshme të kryera në shekullin XIX dhe rikthimin e fasadës së ndërtesës në pamjen e saj origjinale.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co