Bota

Danimarkë, ndërtesa historike e bursës në Kopenhagen përfshihet nga flakët

danimarke ndertesa historike e burses ne kopenhagen perfshihet nga flaket
danimarke ndertesa historike e burses ne kopenhagen perfshihet nga flaket

Bursa historike në kryeqytetin danez Kopenhagë është përfshirë nga flakët. ”Maja e kullës së ndërtesës u shemb ndërsa disa rrugë dhe zona përreth ndërtesës u izoluan prej autoriteteve”, theksoi policia e qytetit.

Nga ndërtesa shihej tym i dendur dhe flakë të forta.

Policia e Kopenhagës ka thënë se zona do të qëndrojë e rrethuar për disa kohë.

Shkaku i zjarrit fillimisht ishte i paqartë.

Ndërtesa u përfundua në 1625 dhe është një nga më të vjetrat në Kopenhagë.

Objekti është aktualisht në rinovim dhe është i mbuluar me skela.

Rinovimi kishte për qëllim korrigjimin e ndërhyrjeve të mëparshme të kryera në shekullin XIX dhe rikthimin e fasadës së ndërtesës në pamjen e saj origjinale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts