Kur Pep Guardiola mbërriti në stolin e Sitit në viti 2016 mbeti i shokuar, duke qenë se maksimalja e spektatorëve që ndiqnin ekipin ishin 38 mijë nga 55 mijë vende dhe mesazhi i tij i parë ishte kundrejt fansave të “Qytetarëve”: “Ejani na mbështetni, mbushni stadiumin dhe nuk do të zhgënjeheni”.
Dhe Pep e mbajti fjalën duke qenë se me të erdhën jo titujt, por edhe Champions-i në sezonin e kaluar, diçka e pamenduar një dekadë më parë. Por mbi të gjitha, stadiumi “Etihad” jo vetëm që ka nevojë që të shtohet në kapacitet, por është shndërruar në një fortesë të jashtëzakonshme, në Premier Ligë, por edhe në Champions. Humbja e fundit e Sitit daton në 19 shtator 2022, kundër Lionit, ku pjesë e skuadrës ishte Ferland Mendi, sot te Reali.
Që atëherë, jo vetëm që bardhekaltrit nuk humbin, por numërojnë 36 ndeshje pa humbje në Europë (28 fitore dhe 8 barazime), 97 gola të shënuar (120 nëse llogarisim në të njëjtën periudhë edhe ndeshjet në kampionat) dhe vetëm 23 të pësuar. Madje, 10 ia kanë shënuar pikërisht Realit në Europë, të cilin e kanë eliminuar dy herët e fundit, me madrilenët që në Angli numërojnë edhe një eliminim të tretë radhazi, nga ana e Çelsit. Edhe pse Reali është rekordmen i çerekfinaleve, duke u kualifikuar në 32 nga 39 raste, sa herë që luan në Angli dridhet, sidomos në “Etihad”, siç flasin edhe shifrat e mësipërme dhe e ritheksojnë, dy nga tre eliminimet e fundit radhazi.
Kështu që për të kaluar këtë makth të vërtetë. Gjithsesi, kujtojmë që deri në vitin e 2014, edhe “Allianz Arena” e Mynihut, shtëpia e Bajernit, e pakalueshme kishte qenë historikisht për madrilenët, por në mbrëmjen ku Kristiano Ronaldo vendosi të tërbohet, në gjysmëfinalen e madhe, ai dërgoi Realin te fitorja 4-0 dhe në fund i dha edhe të dhjetën Champions të historisë, sërish me në krye Karlo Ançelotin. Kështu të njëjtin mision spanjollët do të kenë edhe nesër në mbrëmje…
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co