Gjyljeta Ukelli u vra sot në Pejë. E vrasësi dyshohet të jetë burri i saj Edmond Lajqi. Për vdekjen e saj kanë reaguar edhe familjarët. Dardane Balaj, një e afërme e saj, ka shkruar disa rreshta kujtimi për Ukellën.
“Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunatë, por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumirë Gjyljeta e bukur, ishe femër e rrallë dhe shumë e zonja”, shkroi e afërmja e viktimës.
Mes rreshtave, ajo tregoi edhe lidhjen e viktimës me tashmë të dyshuarin për vrasje, burrin saj.
“Edin e dashurove me shpirt me të gjitha të metat e tij, familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jetën Edi që aq shume e mbrojte dhe e deshte, por Gjyljeta ndoshta mendoj që vuajtjet tua u mbyllën, tani pusho e qetë”, tha Balaj.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co