Sport

Nga Conte te Pioli, De Laurentiis zgjeron listën, përfshin edhe Allegrin, por ambienti i del kundra

nga conte te pioli de laurentiis zgjeron listen perfshin edhe allegrin por ambienti i del kundra

Napoli është kthyer në një nga pankinat më të nxehta për sezonin e ri, në një kohë kur presidenti De Laurentiis është futur fuqishëm në treg për të gjetur një emër të madh, më saktë për ta bindur, pasi pas Champions League është e vështirë të joshësh një trajner “big”. Në mënyrë konstante në Napoli qarkullon prej kohësh emri i Antonio Contes, por ish trajneri i Juves dhe Interit, nuk është emri i vetëm i madh.

Pioli
Pioli

Së fundmi, në listën e dëshirave është përfshirë edhe Stefano Pioli. Nëse Pioli nuk arrin objektivat, është e sigurt që në fund të sezonit do të largohet nga “djalli”, në këto kushte emri i tij është një opsion për De Laurentiis. Gasperini dhe Italiano janë emrat e tjerë që janë lakuar këtë periudhë. Në mënyrë surprizë, sipas Il Mattino-s, edhe Allegri bën pjesë në këtë listë.

Allegri
Allegri

Raportet mes De Laurentiis dhe Allegrit janë optimale, por trajneri i Juves nuk shihet me sy pozitiv nga ambientin në Napoli, mbi të gjitha nuk pëlqehet nga tifozët. Përveç këtij fakti, dëshira e Allegrit është të qëndrojë te Juventus. Nëse drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do t’i ofronin një kontratë të re, ose nëse do t’i besonin stolin edhe për sezonin e ri, e sigurt është se Allegri do të qëndrojë në Torino.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts