Nga Florian Virc te “maratonomaku” Granit Xhaka, dhjetë sekretet pse Leverkusen theu hegjemoninë e Bajernit

nga florian virc te maratonomaku granit xhaka dhjete sekretet pse leverkusen theu hegjemonine e bajernit
nga florian virc te maratonomaku granit xhaka dhjete sekretet pse leverkusen theu hegjemonine e bajernit

Bajer Leverkusen pas 120 vitesh themelim, pasi ka kaluar përmes etapave të ndryshme, iu desh që në “timonin” e “aspirinave” të vinte Ksabi Alosnso për të fituar të parën Bundesligë.

“Arkitektit” spanjoll iu nevojitën 29-javë për të siguruar kampionatin, me diferencë të frikshme kundër rivalit më të afërt, në këtë rast, Bajern Mytnih, 16 pikë. Prestigjiozja spanjolle “Marca” i ka kushtuar analizë të detajuar pikave kulmore që rrëzuan “perandorinë” e bavarezëve në ligë pas 11 vitesh radhazi.

1.Projekti i qëndrueshëm

Rikthimi i Simon Rolfes në pozitën e drejtorit sportiv te Leverkusen i hapi dyert e mundësisë së transferimit të Ksabit në ekip. Ndonëse trajneri ende nuk e kishte dëshmuar veten, ndërsa “aspirinat” gjendeshin në zonën e ftohtë të tabelës përgjatë ciklit 2022-2023, Rolfles bindi bordin për të nënshkruar me Alonson. Po ashtu, ai mbajti peshën kryesore në tregun e transferimeve. Një prej dëshirave kryesore të Ksabit në verën e shkuar përkoi me Granit Xhakën dhe Alejandro Grimaldon, të cilët iu bashkuan ekipit.

2.Moduli 3-4-2-1

Thuajse në të gjitha ndeshjet, trajneri Ksabi nuk ka ndryshua skemën me 3 shtylla në prapavijë, 4 mesfushorë, ku dy mbajnë pozita qendrore me detyrë ndërtues dhe 2 anësore manovrojnë në linja. Më pas rreshtohen dy lojtarë me detyra “10”-shi, përpara “pykës” dhe udhëheqësit në majë të fazës ofensive. Vlen të përmendet se aplikimi taktik në fjalë ka tipare të theksuara sulmuese, me faktorë përcaktues linjat dhe dy mesfushorët e avancuar, pa anashkaluar kontributin e futbollistëve nga repartet e tjera.

3.Të pamposhtur

Kuota e ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet ku Leverkusen ka zbarkuar është 43, ku grumbullon 38 fitore dhe 5 barazime. Humbjet nuk bëjnë pjesë në axhendën e tyre. Kompaktësia dhe efikasiteti i ka bërë të pandalshëm jo vetëm në Bundesligë, por edhe në Kupë dhe Europa Ligë. Ata kanë barazuar rekordin e Juventusit në ciklin 2011-2012, (43 takime pa disfatë), ndërsa dueli me Uest Ham mund të rezultojë përcaktues në një rekord të ri në kategorinë e “të pathyeshmit”.

4.Finalizim mbresëlënës 

Bajer Leverkusen është skuadra në garat më të rëndësishme europiane që gëzon numrin më të lartë në gola, 123 pas 43 paraqitjesh, e përkthyer me mesataren 2.8 finalizime për ndeshje. Interesante është se ata nuk kanë një “pykë” të mirëfilltë goleadori, por kanë një grup të gjerë lojtarësh të përfshirë në gola. Mjafton t’i referohemi numrit të konkretizimeve nga mbrojtësi qendror Xhonatan Tah, 6 gola dhe 1 asist.

5.Siguria në portë

Kapiteni i kampionëve më të rinj të Bundesligës, Lukas Hradecki, ka pësuar numrin më të ulët të golave në ligë, ndërsa në të segmentin e 29 takimeve (Bundesligë dhe Kupë), ai numëron 15 porta të paprekura, statistikë vërtetë mbresëlënëse, pavarësisht moshës. Një tjetër komponent që të bën të besosh se ky ekip është i padepërtueshëm në çdo rol.

6.Anësorët

Alejandro Grimaldo rezulton mbrojtësi më numrin më të lartë të përfshirjeve në finalizime, 11 gola dhe 16 asiste. Spanjolli është i vendosur në krahun e majtë, ndërsa “homologu” Zherëmi Frimpong nuk mbetet parapa. Ai mbart 12 konkretizime dhe 11 shërbime na favor të ekipit. Së bashku i përfarohen 50% të golave në totale që ka grumbulluar Leverkusen në kampionat.

7.Përmbysjet

Kthimet e shifrave në “in-extrems” janë bërë të zakonshme në “meny”- n e Bajer, cikli ekzistues. Duke nisur me duelin kundër Lajpcigut, Shtutgartit, Augsburgut, Karabakut në dy raste dhe së fundmi Hofenhaimit, ata kanë ditur të evitojnë humbjet dhe kanë gjetur çelësin e suksesit për të mos e humbur luftën psikologjike me presionin e minutave të mbetura. Vështirë në historinë e futbollit gjerman apo më gjerë të t’i ndodhë një ekipi që të sigurojë kaq shumë përmbysje në kohën shtesë.

8.”Regjisori”

Granit Xhaka mban rekordin për numrin e kilometrave të përshkruara në Bundesligë, saktësinë e pasimeve, pasat në 3 të fundit e fushës dhe kontaktin me topin. Shkurt, ai është “truri” i Leverkusenit të pandalshëm.

9.I rikthyeri Virc

Florian Virc në etapën e shkuar u shoqërua nga dëmtimet e shpeshta, por në sezonin aktual ai i ka rezistuar përplasjeve. Numri “10” në “BayArena” ka numrin më të lartë në përfshirje golash, 17 gola dhe 18 asiste. I aftë të krijojë hapësira në zona të ngushta, të lidhë mbrojtjen me mesfushën dhe finalizojë raste para porte.

10.Zvenësuesit

Përgjegjësia e këtij rrugëtimi të gjatë pa humbje në frontet respektive iu është adresuar edhe zëvendësuesve, duke nisur me Hinkapi, Andrish, Tela e deri te Patrik Shik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →