‘Vetëm pesë metra nga të tjerët’, Torino ndalon duhanin edhe në ambiente të jashtme

vetem pese metra nga te tjeret torino ndalon duhanin edhe ne ambiente te jashtme
vetem pese metra nga te tjeret torino ndalon duhanin edhe ne ambiente te jashtme

Torino ka nisur të ndjekë shembullin e qyteteve të tjera italiane dhe evropiane, ndërsa ka paraqitur ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të jashtme më pak se pesë metra nga njerëzit e tjerë, përveç rasteve të pëlqimit të personave afër tyre, shkruan corriere.it.

Ndalimi do të zbatohet në çdo rast në prani të fëmijëve ose grave shtatzëna.

Prandaj “distanca e mirësjelljes” për duhanpirësit në natyrë e propozuar nga këshilltari Silvio Viale do të kujdeset gjithashtu për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Është një çështje kulturore dhe respekti. Pirja e duhanit mbetet shkaktari kryesor i sëmundjeve mjekësore dhe onkologjike dhe kjo masë do të nxisë konsumimin më të ndërgjegjshëm. Shpresoj që edhe përgjegjësia ndaj hedhjes së bishtave të cigareve mund të rritet gjithashtu. Ky rregull i ri jep një drejtim kulturor duke mbrojtur lirinë e atyre që pinë duhan dhe atyre që nuk pinë duhan”, shton Vitale.

Njëkohësisht, nga sot në Piemonte do të ndërpriten masat e jashtëzakonshme kundër smogut, të planifikuara për sezonin dimëror për cilësinë e ajrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →