Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur ironisë së Elisa Spiropalit.
Bardhi ia ktheu ‘monedhën’ Spiropalit, duke e cilësuar Ramën, si babain e saj.
“Ju foli ndërgjegjja juaj dhe e quajtët trafikant. Nëse do të kishin vijuar hetimet dhe nuk do të ishin mbyllur, kjo çështje nuk është hetuar. Ajo është çështje e hapur dhe do të duhet të hetohet nga SPAK. Babai jot Elisa, i të gjitha qëndrimeve, ka atë qëndrim, që kur goditet opozita nga SPKA thotë; fitore, por kur i sekuestrohen projektet e veta, thotë; kush jeni ju! Sa për dëlir madhështie, e kanë nga babai yt. E dëgjove si tha; më marrin çdo ditë liderët botërore, ndaj nuk vjen dhe këtu, se i marrin mendim për hallet e mëdha që ka bota. Por ai ka vetëm një hall, ato që i ka bërë këto 11 vite Shqipërisë. Për interesa korruptive të një ish-ministri, bashkëpunëtore e ngushtë e Ramës, grisët një vendim dhe e hodhët në kosh, e futët në kosh një institucion të ri të drejtësisë.”, tha ai.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co