“Paqja e kërcënuar! Rijetësimi i industrisë ushtarake, synim strategjik”, Peleshi e zbulon: Do të arrihet me investitorë të huaj, jo nga shteti!

paqja e kercenuar rijetesimi i industrise ushtarake synim strategjik peleshi e zbulon do te arrihet me investitore te huaj jo nga shteti
paqja e kercenuar rijetesimi i industrise ushtarake synim strategjik peleshi e zbulon do te arrihet me investitore te huaj jo nga shteti

Deputeti socialist Nasip Naço ka kërkuar sot një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ku e pyeti se çfarë do të ndodhë me industrinë e armëve në vend si dhe për punonjësit e Poliçanit.

Ministri Peleshi bëri një historik të asaj se çfarë ka ndodhur me stokun e trashëguar në armatime, municione e infrastrukturë nga komunizmi.

[embedded content]

Pjesë nga interpelanca:

Nasip Naco: I nderuar z.ministër, pyetjet e mia janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë si dhe a është menduar nga ju rivënia në punë e industrisë ushtarake, ish-kombinatit mekanik të Poliçanit.

A ka patur propozime për të marrë me koncesion sektorë të industrisë ushtarake nga kompani të huaja apo vendase për t’i vënë në punë në përputhje me ligjin duke garantuar sigurinë kombëtare

[embedded content]

Dhe e treta, ju keni propozuar një projektligj për pagat e prapambetura të punonjësve dhe ish-punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit, për përmirësimin e statusit ekonomik, dua të di çfarë është bërë në lidhje me këtë projekt ligj? Akoma nuk keni përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese për pagat e prapambetura të tyre. E keni lënë në konservim prej disa vitesh.

Ministër këta janë kërkesat për pagat për rreth 241 punonjës, cfarë t’u them që presin lajme. Si të justifikohem para tyre, kur më pyesin si ata të Ballshit janë mbështetur nga qeveria dhe ne nuk mbështetemi? Si t’u përgjigjem? Të fshihem? T’u them të ikin nga Policani, t’u them të bllokojnë rrugën apo të vijnë te Ministria e Mbrojtjes? Kjo është një pyetje që duhet t’i jepni zgjidhje

Niko Peleshi: kemi qenë më të militarizuarit në periudhën komunistë, Kishim 25 përqind të GDP që e paguanim për ushtrinë dhe mbrojtjen. Ishte një periudhë paranoje kombëtare.
Më rrëzimin e komunizmit trashëguam stok të madh municioneshm, armatimesh dhe infrastrukture.
Më shumë se 30 vite më pas them që një pjesë e madhe infrastruktuar është një rëndese e barrë për tu zgjidhur për t’u përshtatur me strategjitë e reja dhe përshtatjet që FA duhet të bëjë tashmë që jemi pjesë e NATO-s.

Sot kemi 3 ndërmarrje shtetërore të ish industrisë ushtarake, sepse nuk janë në prodhim. Sot situata gjeopolitike ka ndryshuar.

Ne jemi sot në një periudhë që paqja është më e kërcënuar se kurrë.
Kjo sfidoi bazën industriale botërore të mbrojtjes që rriti kërkesën për armatime.
Shqipëria ka detyrim të rrisë nivelin e rezervës në municione e armatime. Rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik, pra po hyjmë në një epokë të re nga ajo e demilitarizimit.

Nuk synohet të bëhet me ndërmarrje shtetërore por duke tërhequr investitorë të huaj”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →