Lezhë
Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.
Zbardhen 4 vjedhje të kryera më parë.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Kastriot Kolaj, 47 vjeç, banues në Shëngjin.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co