Shqiperia

Partia e Lirisë mban tryezë për “Fuqizimin e grave”, Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

partia e lirise mban tryeze per fuqizimin e grave meta grate ne pl do shperthejne cantat e shtrenjta dhe takat
partia e lirise mban tryeze per fuqizimin e grave meta grate ne pl do shperthejne cantat e shtrenjta dhe takat

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për vendin”.

Në fjalën e tij, kryetari i PL Ilir Meta u shpreh se konventa e 27 prillit është shumë e rëndësishme, pasi shumica e të ftuarave dhe gjysma e pjesëmarrëseve do të jenë gra e vajza.

Ai tha se pa ndihmën e tyre nuk ndalohet dot shfarosja e Shqipërisë dhe zhbërja e identitetit tonë kombëtar.

I dua gratë që janë burra në karakter. Nuk ka më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë.
Kisha disa gra që më thonin mos fol për Vasil Laçin dhe Vojo Kushin. Nuk flasim për këta ne sepse e kemi mendjen tek çantat dhe takat e larta, ndaj po na ikin të rinjtë. Vasil Laçi u bë hero sepse kishte një nënë heroinë. Po kush mbahen mend. Shqiptarët servila me lule?
Në Konventën e 27 prillit, gratë në PL do shpërthejnë e do afrohen shumë të tjera”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts