TIRANE
Ishte fare e papritur ajo që Olta Boka zbuloi një ditë më pare, lajmi se u bë nënë për herë të dytë. Me lajmin e bukur të ardhjes në jetë të djalit, këngëtarja ndau me fansat çastet e para pasi vogëlushi përshëndeti botën, por nuk ishte kjo e vetmja surprizë për fansat e saj.
Pak orë më vonë, Olta zbuloi edhe këngën e re, të cilën gjithashtu e la enkas për ta publikuar në ditën e lindjes së Brelit.
Në postimin e saj në Instgaram, Olta zbulon disa momente nga kënga ‘Më shumë se ti’, bashkë me mesazhin:
‘’Në muajin e 9-të të shtatzanisë realizova këtë këngë pa një simbolikë të veçantë, por si një dhuratë për të gjithë dashamirësit e muzikës sime, të cilët janë të duruar me mua dhe nuk kursejnë asnjëherë dashurinë kundrejt meje.
Ishte ndjesi e veçantë të xhiroje shtatzënë e ndaj vendosa ta publikoja në ditën e lindjes së Brelit’’– shkruan Olta në profilin e saj duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar për këngën e re.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co