Kosova

“Serbia vazhdon të punojë kundër shqiptarëve”, Ramabaja: Beogradi po komplikon situatën në Veri, por nuk do ia dalë

serbia vazhdon te punoje kunder shqiptareve ramabaja beogradi po komplikon situaten ne veri por nuk do ia dale
serbia vazhdon te punoje kunder shqiptareve ramabaja beogradi po komplikon situaten ne veri por nuk do ia dale

Analisti Sadri Ramabaja, në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 komentoi situatën në Kosovë.

Ramabaja tha se Serbia vazhdon që të punojë kundër shqiptarëve. Ai shtoi se Beogradi po komplikon situatën në veriun e Kosovës, duke shtuar se sidoqoftë nuk do ia dalë mbanë.

“Referendumi dje duhet të kishte sukses. Serbia kërkon të komplikojë situatën në veriun e Kosovës, por nuk do ia dalë. Beogradi vazhdon me bojkote të vazhdueshme. Beogradi ka për qëllim që ta bojkotojë marrëveshjen e Brukselit. Unë besoj se janë ëndrra të Serbisë, por edhe të Rusisë, për të parë influencë më të madhe serbe në Ballkan.

Serbia e vijon politikën e vijës së ashpër me shqiptarët në Luginën e Preshevës, por edhe shqiptarëve në Sanxhak. Beogradi kërkon të fusë frikën te popullsia shqiptare dhe të ketë mundësi për t’ju shkaktuar dëm shqiptarëve, por nuk do ia dalë”, deklaroi Ramabaja.

(d.xh- Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts