Shqiperia

‘Pse vajzat këtu janë më të gjata se çunat?!’, Rama batuta në Kamëz: Më parë kur vinte kryeministri ia fusnin dy gishtat në sy…

pse vajzat ketu jane me te gjata se cunat rama batuta ne kamez me pare kur vinte kryeministri ia fusnin dy gishtat ne sy
pse vajzat ketu jane me te gjata se cunat rama batuta ne kamez me pare kur vinte kryeministri ia fusnin dy gishtat ne sy

Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kreu i qeverisë ka shkëmbyer batuta me një nga mësuesit.
“Është një mrekulli kryeministër që është bërë këtu, një investim nga duart tuaja”, i drejtohet një arsimtar. “Jo nga duart e mia, investimin e ka bërë qeveria”, iu drejtua Rama.

“Edhe kryeministri ka ardhur në Kamëz…”, shtoi mësuesi. “Ka ardhur edhe përpara kryeministri, por ia fusnin dy gishtat në sy, përfundoi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë gjatë inspektimit ka konstatuar se vajzat e shkollës ishin më të gjata se sa djemtë.

“SAi shpjegohet që gocat në Kamëz janë më të gjata se djemtë, si shpjegohet”, pyet Rama, duke shtuar se “Gocat e Kamzës janë yje, edhe në volejboll, basketboll, mësime e të gjitha”. Ndërsa një nga nxënëset iu përgjigj se: “Ndoshta kjo është arsyeja pse jemi më të gjata, se jemi yje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts