Doko, i fundit “klasik” i brezit të tij në muzikën shqiptare

doko i fundit klasik i brezit te tij ne muziken shqiptare
doko i fundit klasik i brezit te tij ne muziken shqiptare

Kompozitori Gazment Mullahi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të kolegut Nexhbedin Doko.

Në një postim në rrjetet sociale ai është shprehur se Doko ishte i fundit “klasik” i brezit të tij, që vuri gurët e parë në krijimin e asaj që sot njihet si “Universiteti i Arteve”.

Ai ka theksuar faktin që mjeshtërit e mëdhenj nuk vlerësohen sa kohë janë në jetë, por vetëm kur ndahen nga kjo botë.

Postimi i plotë:
Nexhbedin Doko ndahet nga jeta ne moshen 95 vjecare.
Trishtohem nga ky lajm !
I fundit “klasik” i brezit te tij qe vuri guret e pare ne formatimin e “Konservatorit Shteteror” sot “Universiteti i Arteve” studiuar dhe perfunduar studimet ne Konservatorin “ George Porumbesku” te Rumanise.
Takimi i fundit me te ishte kur sapo kish kapercyer te 90-tat. Kish mbetur po ai qe kishim njohur, petagogun e palodhur. I qete , i regullt , me pamje artisti ne qetesine e tij si dekada me pare ndonese kish mbetur vetmitar dhe jasht cdo vemendjeje nga instancat …
Nuk e therriste me askush…. Nuk e pame ne asnje medium, interviste televizive apo ne ndonje rresht gazete ndonese ka nje krijimtari te bolleshme ne disa zhanre kryesisht vokale nder arkivat e RTSH-se qe flene prej vitesh.
Ne borderote e “Te drejtave te autorit” as qe behej fjale te figuronte qofte edhe si statistike.
I sapo dale nga shtepia, diku tek “Pallatet Agimi” shkonte te mirrte pensionin e lehte modest, pak me shume se nje lemoshe….
E pyeta per “Pension te Posacem” si Krijues, Artist, Kompozitor e Dirigjent , Petagog i sa e sa brezash ne dekadat e para plot uri te muzikanteve te diplomuar qe u bene gjeneratoret e pare te kultures muzikore ne vend …
Qeshte lehte , ndalonte hapin, sme shihte ne sy, as pergjigje …!
Kurre nuk shante.
E kisha permendur si fenomen te trishtuar ne ndonje nga shkrimet e mija “fejbuksiane” drejtuar ndonje titullari te larte shteti … por “ncukk”- “Qeveria ka halle” e smerret me kesi “vogelsira”.
I paharruar ky emer artisti dhe ne mendje me vjen nje nga dhjetra kenget e tij kenduar ne sa e sa festivale por edhe nga ne ne “zboret ushtarake studentore” te kohes .
Ishte nje kenge rreshtore qe ne studentet e kendonim edhe kur shkonim ne menxe apo per te fjetur :
“Marshojme fitimtare.
Mbi supe ngritur bajoneta.
Nje nene nga ballkoni.
Lule hedh permbi helmeta” !
Ia kendonim me shume edhe atij kur e kishim dhe si Komandant Toge gjate diteve te zborit ne fakultet me komandat famoze te tij kur na thoshte :
-Toga , ju lutem gatitu !!
Ky ishte i miri , i urti, i bute si mendafsh Prof Nexho.
Te tere ne qeshnim, te tereve na bente te vinim buzen ne gas. Por i bindeshim pa medyshje.
Ashtu e donte puna ….
E sot, perseri mbetur akoma gjalle pa aspak vemendjen e duhur qe u “vrapon” mosha ne ngjitje per ne te 80-ta e pertej, ka plot “Nexhbedinë” te tjere pak a shume me te njejten pamje tek i sheh rruges.
Ndoshta dikush do i permende kur te mbyllin syte….
I paharruar Kompozitori , Petagogu, Dirigjenti, Njeriu, Artisti pa “kapaçken” e lyer me te verdhe ku shkruhet “Mjeshter i Madh” por qe mbetet edhe me i Madh se ky titull veç se me emrin e tij:
Nexhbedin Doko !
Nderim dhe mirnjohje per te !

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →