Aktorja kujton se si iu desh të puthte 10 djem në audicionin e saj të parë

aktorja kujton se si iu desh te puthte 10 djem ne audicionin e saj te pare
aktorja kujton se si iu desh te puthte 10 djem ne audicionin e saj te pare

Anne Hathaway ka treguar se në fillimet e saj në Hollywood i është dashur të përballej me praktikat e çuditshme të ‘testimit të kimisë’.

Aktorja e filloi karrierën e saj në industrinë e showbiz-it me rolin e saj në filmin e Disney-t, “The Princess Diaries”. Mirëpo, ajo rrëfeu për V Magazine se i duhej të kalonte gjatë testeve të kimisë së ekranit gjatë këtij audicioni.

“Më thanë: “Ne kemi dhjetë djem që vijnë sot dhe ti je e përzgjedhur. A nuk je e emocionuar të puthesh me të gjithë ata?” kujtoi Anne.

Duke shprehur se kjo ishte mënyra më e keqe për të bërë testin e kimisë në ekran, ajo shtoi:

“Dhe unë mendova: “A ka diçka që nuk shkon me mua?” sepse nuk isha e emocionuar. Madje, mendova se dukej e shëmtuar.”

Megjithatë, Anne pranoi se për të shpëtuar karrierën e saj pranoi.

“Isha kaq e re dhe tmerrësisht e vetëdijshme se sa e lehtë ishte të humbisja gjithçka duke u etiketuar si ‘e vështirë’”, theksoi ajo. “Kështu që unë thjesht pretendova se isha e emocionuar dhe vazhdova. Nuk ishte një lojë pushteti, askush nuk po përpiqej të ishte i tmerrshëm ose të më lëndonte.”

Duke përfunduar këtë kujtim aspak të këndshëm, ajo tha se atëherë ishte thjesht një kohë shumë e ndryshme nga tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →