Investigimi i RAI3, ish-Prokurori: Reforma në drejtësi ka çeduar në aspekte thelbësore

investigimi i rai3 ish prokurori reforma ne drejtesi ka ceduar ne aspekte thelbesore
investigimi i rai3 ish prokurori reforma ne drejtesi ka ceduar ne aspekte thelbesore

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur në lidhje me përplasjen e fundit mes kryeministrit Rama me kanalin televiziv italian, RAI3.

Beçi u shpreh se investigimi i medias italiane ndalet në tri shtylla kryesore, veprimtarinë e krimit të organizuar, reformës në drejtësi dhe marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Ai shtoi se reforma në drejtësi ka çeduar në aspekte thelbësore të saj, ndërsa lidhja me Engjëll Agaçin lidhet duke marrë në konsideratë se Këshilli i Ministrave që ka ndikim në reformë do ndikonte duke përdorur atë, i cili është profesionist në fushën e drejtësisë.

“Shfaqet një investigim që bën skanerin e tërë veprimtarisë së krimit, reformës në drejtësi dhe marrëveshjes së emigrantëve. Report në reportazhin e tij kishte në shtylla krimin e organizuar, a ka fakte për të, që ka ndikuar në politikë? Kjo përbën verifikim. Shtylla e dytë reforma në drejtësi, gjithkush e di që kjo e fundit ka çeduar në aspekte thelbësore të saj. Nëse këtë e lidhim me Agaçin, sigurisht që Këshilli i Ministrave që ka ndikim në reformë do ndikonte me atë që është profesionist në fushën e drejtësisë.
Pjesa e tretë, marrëveshja, çfarë verifikimi do, pati një gjyq kushtetues që nxori disa probleme për çështjen. Të gjitha këto janë të verifkueshme”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →