Sport

Java e derbit Tirana-Partizani, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të përjetshëm

java e derbit tirana partizani njihuni me statistikat mes dy rivaleve te perjetshem
java e derbit tirana partizani njihuni me statistikat mes dy rivaleve te perjetshem

173 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

TIRANA-PARTIZANI1

BILANCI – Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana në derbi, plot 72 ndeshje. Bardheblutë numërojnë 47 fitore. 54 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZHI – 234 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 187 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Skuka me 11-metërsh dhe Cara, teksa për Tiranën realizonte Florent Hasani, tashmë i larguar nga klubi bardheblu. Ndeshja e 16 shkurtit përfundoi me shifrat 2-1 për “demat”, që nuk humbasin prej gjashtë derbesh radhazi.

DIFERENCA – Ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0; 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 Partizani-Tirana 1-1; 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0; 08/ 12/14 Partizani-Tirana 2-0; 13/03/15 Tirana-Partizani 1- 2; 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0; 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0; 20/ 02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/04/17 Tirana-Partizani 1- 2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/11/2018 PartizaniTirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/ 19 Partizani-Tirana 1-2; 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1; 10/ 07/20 Partizani-Tirana 1-1; 4/12/2020 Tirana-Partizani 0- 0); 21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13.05/21 Partizani-Tirana 0-0; 25/10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-Tirana 1-2; 05/03/ 2022 Tirana-Partizani 0-0; 07/05/2022 Partizani-Tirana 1- 2; 02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2; 21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1; 06/03/2023 Partizani-Tirana 2-0; 17/05/ 2023 Tirana- Partizani 1-1; 19/10/2023 Partizani-Tirana 2-1; 3/12/2023 Tirana-Partizani 1-1; 16/02/2024 Partizani-Tirana 2-1;

ISH-ët – I gjithë stafi i Partizanit janë ish-bardheblu. Orges Shehi, Artan Karapici dhe Sebino Plaku, deri në fillim të këtij sezoni drejtonin ekipin e Tiranës. Portieri i kuq, Pano Qirko, gjithashtu ka një të shkuar me klubin bardheblu. Sa i përket Tiranës, asnjë nga lojtarët nuk regjistron një të shkuar si profesionist me Partizanin.

HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri më tani në derbi.

SHPAGIMI – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur dhe batutën për “ndryshimin” e orarit të punës. Rezultati më i thellë i viteve të fundit është ai i vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për afro pesë vite pa fituar në duelet me Partizanin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts