14 vite nga rikthimi në fuqi i gjerësisë së detit territorial dhe vijës së drejtë bazë të Shqipërisë, Artur Meçollari: Datë në historinë e të drejtës kombëtare të detit

14 vite nga rikthimi ne fuqi i gjeresise se detit territorial dhe vijes se drejte baze te shqiperise artur mecollari date ne historine e te drejtes kombetare te detit
14 vite nga rikthimi ne fuqi i gjeresise se detit territorial dhe vijes se drejte baze te shqiperise artur mecollari date ne historine e te drejtes kombetare te detit

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Muçollari përmes një postimi në rrjetet sociale ka rikujtuar 25 prillin e vitit 2011, si datën kur është rikthyer në fuqi gjerësia e detit territorial dhe vija e drejtë bazë e Shqipërisë.

Ai e cilësoi këtë datë që përket në historinë e të drejtës kombëtare të detit.

Postimi i plotë:

25 prill 2011 – Rikthehet në fuqi gjerësia e detit territorial dhe vija e drejtë bazë e Shqipërisë
Datë në historinë e të drejtës kombëtare të detit
Sot, Shqipëria ka ende në fuqi ligjin nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, i cili përmban vetëm tre nene, duke përfshirë nenin 3, si nenin më përmbajtësor. Ky nen përcakton se gjerësia e detit territorial të Shqipërisë është 12 milje detare dhe se vija e drejtë bazë e RSH shtrihet nga derdhja e lumit Buna deri tek kepi i Gjuhëzës dhe nga gjiri i Gramës deri tek kepi i Sarandës (Martesës), duke bashkuar kepet e dala.
Legjislacioni për kufirin detar në Shqipëri ka filluar të kodifikohet mbas incidentit të Kanalit të Korfuzit të 22 tetorit 1946, por ai mori formë të plotë me dekretin nr. 4650, datë 9 mars 1970 “për kufirin shtetëror të Republikës Popullore të Shqipërisë”, ndryshuar me dekretin Nr. 5384, datë 23 shkurt 1976 dhe ligjin nr. 7366, datë 24.3.1990. Në vitin 2001, me ligjin nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” u shfuqizua dekreti nr. 4650, datë 9 mars 1970, por ai mbajti të njëjtin formulim për kufirin detar, të artikuluar në nenin 3 të tij.
Vetëm gjashtë muaj nga fillimi i negociatave për kufijtë detar me greqinë (korrik 2017), në 24 janar 2008, me ligji nr. 9861 “Mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” (ligj procedurial), Parlamenti Shqiptar shfuqizoi ligjin nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” (ligj material). Me ketë shfuqizim, u shfuqizua gjerësia e detit territorial dhe vija e drejtë bazë e Shqipërisë, kushte juridike mbi të cilat u firmos marrëveshja detare midis Shqipërisë dhe Greqisë me 27 prill 2009.
Por, katër vite me vonë me ligjin nr. 60/2012 datë 25 prill 2012 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9861, datë 24 janar 2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, Parlamenti riktheu në fuqi nenin 3 të ligjit nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, duke rrikthyer në fuqi gjerësinë e detit territorial dhe vijën e drejtë bazë të Shqipërisë si dhe ligjin nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, tashmë me një nen përmbajtësor, nenin 3, për kufijtë detarë.
Shënin: Gjatë negociatave të vitit 2018, vija e drejtë bazë e Shqipërisë u pranua nga pala greke. Për shkak të metodologjisë së ndërtimit të vitjës së drejtë bazë, sidomos ajo e vitit 1976, kjo do të përbëjë pikën më të dobët nëse Shqipëria dhe Greqia së bashku do të shkojnë në një gjykatë ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave të tyre detare. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për rastin Somali – Kenia, tregoi se çdo gjykatë ndërkombëtare mund të marri në shqyrtim në themel ndërtimin e vijës së drejtë bazë, pavarësisht legjialacionit kombëtar.
Shqipëria ka depozituar në OKB instrumentin mbi vijën e drejtë bazë në korrik 1993 dhe çdo shtet, duke përfshirë dhe Greqinë, mund ta kontestonte atë në rrugë diplomatike ose ligjore deri ne vitin 2003. Në negociatat e vitit 2018, Greqia e ka pranuar vijën e drejtë bazë të Shqipërisë dhe kjo është deklaruar dhe në Parlamentin Grek nga ish-Ministri i Jashtëm i Greqise.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →