Shqiperia

“Rama vjen nga propaganda dhe jeton me propagandë”, Arion Sulo: Në Shqipëri është kryeredaktor i tv! Pse investigimi i RAI e shqetësoi

rama vjen nga propaganda dhe jeton me propagande arion sulo ne shqiperi eshte kryeredaktor i tv pse investigimi i rai e shqetesoi
rama vjen nga propaganda dhe jeton me propagande arion sulo ne shqiperi eshte kryeredaktor i tv pse investigimi i rai e shqetesoi

Duke komentuar investigimin e emisionit italian “Report” në RAI, opinionisti Arion Sulo i ftuar në “Open” në News 24, tha se ky emision rrëzoi propagandën e ndërtuar ndër vite nga Rama.

“Unë nuk jam dakord kur thuhet se kjo është çmenduri. Për ne është normalitet dhe ne në këtë normalitet jetojmë. Për italianët është çmenduri. Kanë reaguar të tërë. Është përmendur helmimi i opozitarëve nga Putini dhe Rama thotë si më krahasoni mua me atë. Autori thotë se kemi pasur dy herë ndërhyrje.

Nga Lavrovi dhe Rama. Rama për ta çuar deri në ekzagjerim dhe për ta shfryrë thotë se ju nuk duhet ta bëni krahasimin. Rama është një shkallë më poshtë me opozitën. Nuk e ka vrarë, por e ka shkatërruar. Rama, më të shumtën e ditës kjo qeveria dhe Rama veçanërisht e ka propagandë. Rama vjen nga propaganda, është në propagandë dhe vazhdon të merret. E ka thënë Preç Zogaj në 2013, propaganda gjithçka, puna diçka dhe kështu vazhdon kjo qeveri. Rama është kryeredaktori i lajmeve këtu në Shqipëri dhe në Itali iu ça mbrojtja e propagandës, e blerjes, e heqjes së emisioneve, e blerjes së gazetarëve.

[embedded content]

Ka mbyllur emisione në 10 vite. Ka emëruar drejtor lajmesh. Sot tv shqiptare nuk janë siç ka qenë dhe larmia e televizioneve është në pikën më të ulët në këtë 32-vjeçar. Tv të mbyllura, media të shkatërruara, biznese të minuara dhe të hedhura në tokë dhe nga ana tjetër blerje, i subvencionon me reklama, leje ndërtimi, resorte. Kjo i ndodhi pasi shumicën e pushtetit të tij e ka të bazuar te propaganda, blerja dhe dhuna. E dyta, ai ka një nga shtyllat e pushtetit ndërkombëtarët. Fatkeqësisht! Rai3 nuk është media dosido. Tani bie maska te ndërkombëtarët dhe kjo ka kosto.

Kjo është si McGonigal, sepse nuk është vetëm një ministër në burg, një sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë që kryen transaksione financiare një të dënuari për trafik droge dhe një gjenerali. Del që Guardia di Finanza që ruante kanabisit, del një ndërkombëtar që certifikonte zhdukjen e kanabisit 99.8%. Fabruicio Lisi ka marrë 30 hektarë tokë në Vlorë dhe 8 apartamente nga Artur Shehu i dënuar në Itali dhe në mes ka qenë Engjëll Agaçi. Lisi thotë ma solli Agaçi. Lisi bënte gjithçka që i thoshte Agaçi. Kjo është fasada që ka rënë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts