Pasditen e sotme, dy këngëtaret e njohura, Orgesa Zaimi dhe Kamela Islamaj ishin pjesë e “Ftesë në 5”.
Në një rrëfim mes emocionesh e lotësh për miqësinë 20-vjeçare, dy artistet treguan në studio momente nga më të veçantat nga kjo marrëdhënie.
Kamela tregoi se si një mesazh nga një numër i panjohur në telefonin e Orgesës e ngacmoi për përgjigjen plot humor.
“Ku je? Puç”, ishte mesazhi që shoqet nuk e dinin nga vinte dhe Kamela i sugjeroi t’i kthejë: “Kush je? Puç”.
Ky moment shkaktoi shumë të qeshura, teksa vajzat tregonin kujtimet nga puna bashkë në televizion, që nisi pas eksperiencës së tyre në spektaklin e hershëm ku u njohën, “Ethet e së premtes mbrëma”. Orgesa zgjodhi ta falenderojë mes lotësh Kamelën, për çdo kujtim të krijuar e të kaluar bashkë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co