TIRANE
Aktorja Egla Ceno dhe Françeska Murati kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Konkurrentja i tha modeles se ajo po e bullizon, ndërsa i kujtoi ditën kur Françeska i ka future asaj zogjtë në shtrat.
“Ti më the mua fluturo me presh, dhe unë të dhashë një gjë që fluturon” – tha banorja.
Nga ana tjetër Egla u shpreh se Françeska sapo të dalë nga shtëpia duhet të kërkojë ndihmën e një specialist sepse sipas saj banorja është me trauma nga bullizmi që të tjerët i kanë bërë më parë dhe tani të njëjtën që tashmë ajo po ia bënë aktores.
“O Zot Egla më çmende, kam nevojë vetëm për ndihmë kundër teje”– iu kthye Françeska, teksa tha se dhurata që i bëri nuk është bullizuese.
Pjesë nga debati:
Egla: A je shëruar nga kjo gjë
Françeska: Nga bullizmi?
Egla: Po
Françeska: Nuk shërohesh nga bullizmi
Egla: A të jep kënaqësi kur u bën të tjerëve atë që ke provuar të tjerët?
Françeska: Kur e paskam bërë unë?
Egla: Me fute zogj në krevat
Françeska: Ti më the mua fluturo me presh, dhe unë të dhashë një gjë që fluturon
Egla: Kujto ndjenjën që ke vuajtur dhe mos ec te hapësira ime, sepse është bullizëm
Françeska: Traumat e mia mos i përdor për të krijuar situata për veten tënde shpirt, është e shëmtuar
Egla: Kujtohu çfarë ke kaluar dhe shërohu. S’di çfarë iu bën të tjerëve. Më bën përshtypje se je e traumatizuar akoma. Duhet të shkosh te një specialist
Françeska: Te një specialist për çfarë? Çfarë do të thuash me këtë? Po thua që jam e çmendur
Egla: Je thjeshtë një bullizuese
Françeska: Nëse ka njeri bullizues në këtë shtëpi
Egla: Kërko ndihmën e një specialisti kur të dalësh
Françeska: Çfarë do të thuash me këtë, se jam e çmendur?
Egla: Je me trauma sepse përpiqesh që tu bësh të tjerëve atë që të tjerët të kanë bërë ty
Françeska: Unë të bëra një dhuratë, ti dhuratat i quan bullizuese
Egla: Zemra kur të dalësh kërko ndihmë, ta them seriozisht se je keq
Françeska: O Zot Egla më çmende, kam nevojë vetëm për ndihmë kundër teje
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co