Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë e forcës së tij politike, ndërsa mëngjesin e nesërm do të nisë punimet Konventa, të cilën e ka cilësuar si historike.
Ai u shpreh se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit.
Sipas tij kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.
“Dhe pak orë, padurimi rritet nga të gjithë për të ndjekur këtë Konventë historike. Konventa do të vendosë themele të reja të PL. Ta vërë këtë forcë politike në shërbim të lirisë së gjithë shqiptarëve.
[embedded content]
[embedded content]
Dua t’i kujtoj delegatëve që Konventa duhet të filloj në 10:00. Delegatët dhe të ftuarit të jenë më parë në Pallatin e Kongreseve, sepse duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe korrektësi edhe me opinionin publik, me median dhe me qindra mijëra shqiptarë në vend dhe botë që do të na ndjekin. Edhe mijëra të huaj, miq e dashamirës që do na ndjekin nëpërmjet mjeteve të komunikimit.
Do jemi live, me të gjithë mjetet e komunikimit. Një ngjarje e madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Rajonin. Nesër hidhen themelet e një force të re politike, që ka mësuar nga gabimet e 20 viteve. Po ashtu merren vendime për 5 prioritetet, për zbatimin e tyre dhe për realizimin e objektivit madhor për 4 milion shqiptarë plus”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co