Ministri Balla inspektim në pikën kufitare të Kapshticës: Të shtohen sportelet gjatë ditëve të Pashkëve Ortodokse

ministri balla inspektim ne piken kufitare te kapshtices te shtohen sportelet gjate diteve te pashkeve ortodokse
ministri balla inspektim ne piken kufitare te kapshtices te shtohen sportelet gjate diteve te pashkeve ortodokse

TIRANE

Teksa dita ditës rritet numri i personave që kalojnë kufirin me Greqinë, ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një inspektim dhe takoi kontrollorët shqiptarë e grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Ministri kërkoi rritje të shpejtësisë së përpunimit të kalueshmërisë, si dhe rritjen e numrit të sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse, që kremtohen javën e ardhshme.

“Pakti i parë dhe përshtypja e parë që krijon një i huaj me Shqipërinë është vendkalimi edhe punonjësi i Policisë Kufitare. Të kemi edhe shërbimet e Policisë Rrugore për të garantuar qarkullimin. Se kur krijohet fluks këtu, krijohet pastaj edhe problem qarkullimi për pjesën drejt Korçës e Pogradecit”, nënvizoi ministri.

Ai u interesua për numrin e pikave të kontrollit, të cilat siç u shpjegua nga përfaqësuesi i Policisë, do të shtohen në ditët e festave kur ka një fluks lëvizje në dy krahët e kufirit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →