Komisioni për Check-Up dhe Sterilizimit, PS dhe opozita bëjnë ndalesën e parë në spitalin e Durrësit! Vokshi: Informacionin që morëm do ta vëmë në dispozicion të hetimeve

komisioni per check up dhe sterilizimit ps dhe opozita bejne ndalesen e pare ne spitalin e durresit vokshi informacionin qe morem do ta veme ne dispozicion te hetimeve































Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi dhe nënkryetari socialist, Plarent Ndreca kanë kryer një vizitë në spitalin rajonal të Durrësit në kuadër të planit të miratuar të vizitave 2-javore.

Capture

Deputetët e Komisionit fillimisht zhvilluan një takim me drejtues të spitalit, ndërsa më pas një pjesë e tyre kanë parë nga afër mjediset ku kryhet steriliimi I pajisjeve mjekësore.

Kryetarja Albana Vokshi tha se vendosëm që vizitën e parë ta bëjmë në Durrës edhe për shkak të rëndësisë që ka ky spital, ndërsa shtois e të gjithë informacionin që morën gjatë diskutimeve me drejtues të spitalit, do ta vënë në dispozicion të komisionit hetimor.

“Vizita e sotme është organizuar në kuadër të planit të vizitave dyjavore të miratuara nga Komisioni Hetimor për dy koncesionet në Shëndetësi Check-Up dhe Sterilizimi. Vendosëm që të këtë vizitë të parë të përbashkët ta bënim në këtë spital për shkak të rëndësisë të spitalit rajonal Durrës., Patëm një diskutim konstruktiv, informative me drejtuesin e spitalit, me disa shefa shërbimesh, me nëndrejtoreshën për çështje ekonomike si edhe kryeinfermierin e spitalit, duke trajtuar të gjithë procesin.

Ne ngritëm disa pyetje e shqetësime, morëm përgjigje. Të gjithë informacionin që morëm sot, do ti referohet komisionit hetimor. Nëse do të gjykohen do të jenë pjesë e raportit përfundimtar që do t’i dërgohet parlamentit”, tha ajo.

Ndërsa nënkryetari Plarent Ndreca tha se kjo është një vizitë informuese që do të vijojë edhe në institucione të tjera më qëllim plotësimin e kuadrit që ka Komisioni Hetimor me synim mbylljen e tij në 22 korrik.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →