“Babi, nuk kam vullnet për të jetuar”/Arta takon motrën pas rrëfimit të vështirë

babi nuk kam vullnet per te jetuar arta takon motren pas rrefimit te veshtire

Arta Kabashi ka rrëfyer jetën e saj të vështirë, mes luftës në Kosovë, gjendjen e keqe financiare të familjes së saj, largimin nga karriera, sëmundjen e babait dhe lidhjen e saj të ngushtë me motrën, Anën.

Linja e jetës e Arta Kabashit

Jam pjesë e një familjeje të madhe. Kam pasur kujtime të këqija, sepse në 99’ patën filluar protestat. Protestuesit kanë ikur prej rrugëve prej ushtrisë serbe dhe jemi fshehur në shtëpitë tona. Kujtimi më i trishtë kur një protestues ka hyrë në shtëpi te ne për t’u fshehur dhe ishte rrahur nga policia me shkop. Vëllai im e ka pasur këmbën e thyer dhe ishte i shtrirë në krevat. Kur kanë hyrë ushtria ka qenë një tmerr.

Ka pasur momente kur s’kemi patur çfarë të hamë për darkë. Jemi detyruar unë dhe Ana të ecim në këmbë, si gjjthë familjet e tjera, mos të ndaheshim nga një tjetri, mos e marrin një çikë të re, mos e dhunojnë ose vrasin. Kur kemi marrë vesh që e kemi kaluar kufirin dhe kemi mbërritur në Mal të Zi… kemi bërë dasmë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ne jemi kthyer në Kosovë, e kemi gjetur çdo gjë të shkatërruar. Në 2011 babi ka pasur një sëmundje në zemër, kemi siguruar operimin në Vienë. Isha shumë e brengosur, se çfarë do ndodhë. I mori vetëbesimin njeriut më të fortë që kam njohur.

Hoqa dorë nga karriera ime, se nuk ishte koha e duhur për të ndjekur muzikën. Një ditë e mora babin i thashë që nuk kam vullnet për të jetuar, jam shumë e palumtur dhe mendoj që nuk ka gjë më të vështirë se ta dëgjojë një prind këtë. Për secilin prej nesh ka shpresë. Më ka thënë që “mos harro kurrë që e ke Zotin pas teje se ke për të qenë mirë. Për secilin prej nesh ka shpresë. Mundeni të transformoheni në qenien më të bukur”.

Ana është pika ime e dobët, shoqja ime, është udhëtarja ime, me mua në këtë botë. Kur vjen puna te ajo e vë flakën krejt, gjithçka bëj për të.

Pas rrëfimit të historisë së saj, një surprizë erdhi për Arta Kabashin, nga motra e saj Ana. Kur Ana hyri në shtëpi, Arta nuk e prishi lojën “ngriva-shkriva”, duke mos patur mundësinë ta përqafonte apo ta t’i fliste.

“Babi, nuk kam vullnet për të jetuar”/Arta takon

“Ti ke për të qenë fituese, ti që tund muret kur flet, nuk e ke idenë sa peshë çojnë. Çoji deri në fund se unë e di që ti mundesh. Kalle për mua, së pari për veten, pastaj për mua, babin, mamin. Kjo është një lojë që mund ta fitosh, ti nuk ke nevojë për lider, ti je liderja e vetes dhe e gjithë shtëpisë. Ti ke potencial për ta fituar dhe ke për ta fituar”, ishte ky mesazhi që Ana i dha motrës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co