Krim i rëndë në Greqi/ Daja tenton të përdhunojë mbesën e tij 11-vjeçare, më pas e vret me kaçavidë! Ky është autori (FOTO)

krim i rende ne greqi daja tenton te perdhunoje mbesen e tij 11 vjecare me pas e vret me kacavide ky eshte autori foto

































Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku daja ka tentuar të përdhunojë mbesën e tij 11 vjeçe dhe më pas e ka vrarë atë me kaçavidë.

greqi daja mbesa perdhunim

Sipas mediave helene krimi i rëndë ka ndodhur në Ili, ndërsa policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin si autorin e dyshuar.

Gjithçka filloi mbrëmjen e së dielës, ku vogëlushja doli nga shtëpia e saj në Myrtia Ilias për të shkuar te gjyshi.

Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar një makinë të zezë, e cila rezultoi se i përkiste dajës së saj.

E mitura ka hipur në automjet sepse ka njohur dajën e saj të cilit i besonte. Këtu fillon thrilleri. 37-vjeçari e ka çuar fëmijën në një zonë rurale dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Vogëlushja ka rezistuar dhe kur 37-vjeçari ka kuptuar se ajo do të fliste me prindërit, e ka goditur me një kaçavidë në qafë.

Më pas ai braktisi trupin e pajetë të vogëlushes dhe u zhduk.

Oficerët e Sigurimit të Pyrgos që arrestuan 37-vjeçarin kontrolluan të kaluarën e tij kriminale dhe zbuluan se në vitin 2020 ai ishte akuzuar për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →