Presidenti i Partisë së Lirisë, i cili gjatë një takimi me strukturat e tij në Roskovec mori varenë për të shembur një nga piketat e TEC-it dhe bëri thirrje për marrjen e armëve, u shpreh se po përdoret dhunë për të larguar banorët nga zona.
Meta theksoi se kjo dhunë meriton përgjigje të organizuar dhe heroike nga banorët e Roskovecit për të mbrojtur tokën e tyre.
Ai ngriti pikëpyetje se pse kompania greke nuk investon në shtetin e saj për të ndërtuar TEC-it, por ka zgjedhur pikërisht këtë zonë.
“Sepse mafia ka kapur shtetin. Rama kur u kërkoi votat e quajti Toskana, ndërsa tani do të ndërtohet një TEC që do të eksportojë energji elektrike në Greqi. Pse kjo kompani greke nuk investon në Greqi, por do të investojë në një zonë tepër pjellore ku janë ndërtuar qindra hektarë sera e biznese agro-bujqësore.
Është dhuna që përdor shteti për t’i zbuar nga vendi i tyre, meriton përgjigje të organizuar dhe heroike nga ata banorë për të mbrojtur tokën e tyre, investimet e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata banorë të mos largohen dhe të shkretojnë një nga zonat më pjellore dhe të begata të Shqipërisë”, tha Meta.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co