Akuza për abuzim me tenderin e komunës, Prokuroria nis hetimet për kryetarin e Prishtinës

akuza per abuzim me tenderin e komunes prokuroria nis hetimet per kryetarin e prishtines
akuza per abuzim me tenderin e komunes prokuroria nis hetimet per kryetarin e prishtines

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për shkak të dyshimit për kurdisjen e tenderit “Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës. Në këtë tender fitues kishte dalur konzerciumi “Anarch” dhe “Ardi Ç”, e që thuhet se është në pronësi të mikut të Ramës, Astrit Nixhës.

Lajmin për hetimet ndaj Ramës e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi. “Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund të japim informacione tjera”, ka thënë Kozmaqi. Hetimet e Speciales filluan pasi që më 4 qershor pas raportimeve për shkelje e parregullësi të cilat e shoqëruan gjithë procesin e prokurimit, nga i cili doli fituese kompania e mikut të Ramës.

“Kiks Kosova” kishte zbardhur detaje se si Astrit Nixha arriti të shpërblehet me tenderin 12 milionësh me dhjetëra dallavere në dokumentet me të cilat aplikoi, e si Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Rama, e kurdisi tenderin për ta fituar Nixha. Pavarësisht publikimit të fakteve, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), që njihet edhe si Gjykata e Tenderëve, nuk ka reaguar ende.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →