TIRANE
Moderatori Ronaldo Sharka është përfshirë në një debat në studio me konkurrentin e “Përputhen”, Orjanin. Teksa ky i fundit po fliste me një ndër konkurrentët e tjerë për sedrën dhe dinjitetin e një mashkulli, Ronaldo e pyeti atë: “Orjan çfarë sedra?”
“Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjiteti”– tha konkurrenti, ndërsa Ronaldo shpërthej në të qeshura nga përgjigjja e tij.
Ironia e moderatorit ka acaruar shumë Orjanin, i cili tentoi që të godasë Ronaldon, megjithëse u ndalua nga djemtë e tjerë në studio.
Pjesë nga debati
Ronaldo: Orjan çfarë është sedra?
Orjani: S’je ashkushi ti që të më drejtihesh dhe ta shpjegoj. Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjitetin e familjes. Kjo është sedra
Ronaldo shpërthen në të qeshura në studio
Megi Pojani: Çfarë ka për të qeshur Ronaldo?
Orjani: A e din se kë ke përballë?
Ronaldo: Jo
Orjani: A e di se kush jam? E di shumë mirë se kush jam
Ronaldo: Jo pra, ma thuaj
Orjani: Lej batuat se e din shumë mirë se kush jam o Ronaldo. Kam respect për karrigen që je ulur ti, por të më përqeshësh ti mua!
Megi Pojani: Ishe shumë i qartë Orjan dhe e kuptoj revoltën tënde.
Ronaldo shpëthen në të qeshura
Ronaldo: Ndjesë! E ftoj që ta marrë më me sportivitet situatën, se gjërat ndonjëherë i komplikojmë dhe i vështirësojmë më shumë (Ronaldo shpërthen në të qeshura)
Orjani: Tani nuk tallem. A i njeh njerëzit more ti? A e din se kush jam unë?
Ronaldo: Çfarë i ke këto muhabete kalajamsh o Orjan?!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co