Tetë milionë dollarë për gjashtë palë… atlete?!

tete milione dollare per gjashte pale atlete
tete milione dollare per gjashte pale atlete

Një koleksion atletesh të veshura nga ylli i basketbollit Michael Jordan janë shitur për 8 milionë dollarë në shtëpinë e ankandit Sotheby, shkruan today.it.

Shumë e konsiderojnë Jordanin atletin më të madh të të gjitha kohrave: në karrierën e tij ai fitoi gjashtë kampionate NBA, gjashtë MVP të finaleve, pesë MVP të ligës dhe dy medalje ari olimpike.

Gjashtë atletet njihen thjesht si “The Dynasty Collection” dhe janë veshur nga Jordan gjatë gjashtë fitoreve të tij në kampionatin NBA në vitet 1990.

Këto janë 6 palët ‘’Air Jordans’’ që ai ka veshur në ndeshjet fituese të 6 kampionateve të karrierës së tij në NBA.

Kompleti përbëhet nga Air Jordan VI (1991), Air Jordan VII (1992), Air Jordan VIII (1993), Air Jordan XI (1996), Air Jordan XII (1997) dhe Air Jordan XIV (1998).

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →